Csaba Laszlo është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran e bëri publik vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku presidenti Alban Xhaferi shfaqet krah teknikut rumuno-hungarez.
Profili i Laszlos, i formuar nga eksperiencat në Bundesliga, Skoci, Belgjikë dhe Hungari, si edhe nga drejtimi i dy Kombëtareve, ka bindur presidentin Xhaferi për t’i besuar atij drejtimin e skuadrës shkodrane.
Të lidhura
None found
Emërimi i trajnerit të ri u njoftua pa kaluar ende 24 orë nga komunikimi për largimin e Edi Martinit, i bërë pasditen e së mërkurës. Në Shkodër nis kështu një tjetër etapë, ndërsa Laszlo përballet me detyrën e vështirë për të rikthyer në rrugën e duhur një ekip që aktualisht renditet në pozicionet e fundit të tabelës.
