Dy ish-rojtarë të Agjencisë së Pyjeve akuzohen se nuk i kthyen armët e shërbimit

Dy persona janë vënë nën akuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Të lidhura

None found

Departamenti i Krimeve të Rënda, përkatësisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, e ka ngritur aktakuzën ndaj të pandehurve R.N. dhe H.D., bën të ditur Prokuroria, transmeton “Bota sot”.

Aktakuza përshkruan se R.N. ka punuar si rojtar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, në Njësinë Pyjore Blinaj në Lipjan, gjatë periudhës 2022–2026.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, pas pensionimit, ai nuk e ktheu armën zyrtare të gjahut të modelit “Over/Under”, e cila ishte pronë e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Ndërsa i pandehuri H.D., i cili përmendet në aktakuzë si rojtar në po të njëjtën njësi gjatë viteve 2019–2026, dyshohet se pas shkarkimit nga puna nuk e dorëzoi armën zyrtare të gjahut të modelit “Pump Action Shotgun”.

Prokuroria vlerëson se përmes këtyre veprimeve Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i është shkaktuar një dëm material i konsiderueshëm.

Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin.

Deri në një vendim të formës së prerë, personat e dyshuar gëzojnë prezumimin e pafajësisë.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet