Një 58-vjeçar nga Kumanova është lënduar gjatë ushtrimit të detyrave të punës në një fabrikë që ndodhet në rrugën “11 Noemvri” në Kumanovë, bëri të ditur SPB Kumanovë.
Të lidhura
None found
Rasti është raportuar më 1 tetor nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës në SPB Kumanovë, pasi J.C. (58) nga Kumanova ishte dërguar atje me lëndime.
Informacionet fillestare tregojnë se ai është dëmtuar gjatë punës në fabrikë.
Për ngjarjen është vënë në dijeni prokurori publik, ndërsa një ekip i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes./Telegrafi/
