Përfaqësuesja shqiptare e vajzave do të paraqitet për herë të parë në një fazë “play-off”-i të Kampionatit Botëror. Kuqezezat do të luajnë ndaj Uellsit në dy takime, të planifikuara për datat 9 dhe 13 tetor, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për futbollin e femrave në vend.
Të lidhura
None found
Ekipi i drejtuar nga Armir Grima do ta nisë grumbullimin të dielën në Shkodër, ku do të përgatitet për të dyja përballjet. Në listën e trajnerit janë përfshirë 24 futbolliste, ndërsa në skuadër rikthehen Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Arvina Nadiar Islami, Klaudia Borci, Florentina Kuqi dhe Qëndresa Krasniqi. Në këtë grumbullim nuk do të jetë mbrojtësja Arbenita Curraj, e cila mungon për shkak të dëmtimit.
Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më 9 tetor, në orën 18:00. Ndeshja e dytë do të luhet më 13 tetor, në orën 20:15 (CET). Tifozët do të kenë hyrje falas në stadium, ndërsa të dyja sfidat do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në FSHF Tv.
Lista e futbollisteve të grumbulluara:
Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho
Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Sara Maliqi, Alma Hilaj, Endrina Elezaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Xhesika Ndoj, Leonora Dedgjonaj
Mesfushore: Arvina Nadiar Islami, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Vanesa Levenaj, Gresa Berisha
Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Klaudia Borci, Florentina Kuqi
