Ylli i Newcastle i befasoi të gjithë kur vuri duart në kokë, nuk e ka një gisht, mësohet si dhe kur e ka humbur (VIDEO)

 Ylli i Newcastle i befasoi të gjithë gjatë përballjes me Chelsea, ku skuadra e tij humbi me rezultatin minimal.

Pas golit të Havertz në minutën e 89, mbrojtësi Burn vendosi duart në kokë dhe ky moment mori vëmendjen e të gjithëve.

Ai nuk kishte njërin prej gishtave. Sipas raportimeve të mediave britanike, mbrojtësi thuhet se e ka humbur gishtin në moshën 13-vjeçare, ndërsa po ngjitej në një gardh. Burn theksohet se mbante një unazë në gisht dhe kur ajo ngeci në gozhdë në gardh, iu këput i gjithë gishti. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2022 12:45