Dushan Vlahovic është bërë një dhimbje koke për Rocco Comisso, president i Fiorentinës. Shefi viola është I qartë se nuk do të rinovojë, por preferon ta mbajë pezull serbin deri në qershor.
Juventusi është klubi më i interesuar për ta marrë atë dhe ata preferojnë që nënshkrimi të bëhet në janar , por sipas gazetarit të njohur Alfredo Pedullà ka më shumë gjasa që largimi të bëhet në verë.
Përveç kësaj, ai detajon se Commisso u jep përparësi klubeve të huaja. Në këtë mënyrë, Tottenham, Atlético de Madrid, Liverpool dhe Arsenal marrin në qendër skenën .
Antonio Conte e ka treguar si prioritet nënshkrimin e tij dhe ia ka bërë të ditur Paraticit. Skuadra e kuqe dhe rojiblanco rezistojnë në garë po ashtu, “topçinjtë “sipas Pedullà-s, nuk kanë mundësi për momentin. r.t/albeu.com