Vinicius drejt largimit, braziliani refuzon rinovimin te Reali

Vera e ardhshme mund të jetë ajo që shënon lamtumirën e Vinicius Junior nga Reali i Madridit. Përfaqësuesit e sulmuesit të lindur në vitin 2000, i cili mbërriti në Spanjë në sezonin 2018/19 nga Flamengo, kanë informuar klubin iberik se nuk janë të interesuar të rinovonin kontratën që skadon në 2027, duke qenë se braziliani dëshiron të vlerësojë një ofertë të rëndësishme, që ka mbërritur në tryezën e tij.

Kjo është raportuar nga ESPN, duke nënvizuar se si oferta është ajo e Al-Ahly, një klub saudit i Pro League, i cili donte ta blinte lojtarin në këtë sesion të merkatos, por u përplas me dëshirën e brazilianit për të qëndruar në Madrid, pasi synon të fitojë Topin e Artë pas një sezoni që e pa atë të shënonte 24 gola në 39 paraqitje, duke përfshirë kampionatin, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe në fund Superkupën e Evropës.

Në aventurën e tij me fanellën e “Blancos”, Vinicius ka shënuar 83 gola në 266 paraqitje, duke kontribuar në pasurimin e mëtejshëm të trofeve të klubit me tre tituj të La Ligës, tre Superkupa të Spanjës, një Kupë të Spanjës, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Ardhja e Kyllian Mbappe dhe shfaqja e talenteve si Arda Guler dhe bashkëkombësi i tij Endrick mund ta shtyjë Vinicius të rishikojë të ardhmen e tij.


Shtuar 25.08.2024 17:38