Jude Bellinghami fitoi mbrëmjen e djeshme trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij.
Pas fitores 2-0 në finale kundër ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmundit, lojtari anglez është takuar edhe me personalitetet me emër të futbollit që ishin të pranishëm në stadium.
Në rolin e analistit ishte edhe Jose Mourinho, i cili përgëzoi Bellinghamin për triumfin në Ligën e Kampionëve.
Pranë 20-vjeçarit ishte edhe nëna e tij, e cila i ka kërkuar t’i shkrepte një fotografi me Jose Mourinhon.
Bellinghami ia ka plotësuar kërkesën mamasë së tij, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.
Jude Bellingham taking a picture of his mother and Jose Mourinho. 😂🤍 pic.twitter.com/H7kjMNDRgG
— JBZ fan (@JBellinghamZone) June 1, 2024