Ekipi shqiptar i basketbollit ka mposhtur Luksemburgun në ndeshjet para kualifikuese të FIBA Eurobasket 2025 me rezultatin e ngushtë 92-89.
Ekipi kuqezi, të drejtuar nga Afrim Bilali, ia dolën mes emocioneve në çastet e fundit të lojës.Shqipëria në dy periodat e para shënoi nga një pikë më shumë se Luksemburgu dhe gjysma e ndeshjes përfundoi 48-46.
Në periodën e tretë Luksemburgu ishte më në formë, duke shënuar 8 pikë më shumë (20-28) se ekipi kuqezi. Reagimi erdhi në fund dhe Shqipëria shënoi 9 pikë më tepër, 24-15, dhe ia doli t’i dërgonte shifrat në 92-89 për të festuar fitoren. Rei Pullazi ishte ai që spikati më shumë te Shqipëria, me 23 pikë, 1 asist e 6 rebound./h.ll/albeu.com