Rakitic zgjedh tre emrat për podiumin e Topit të Artë, lë jashtë Harry Kane

Topi i Artë 2026 do të ndahet më 26 tetor, por Ivan Rakitic nuk sheh ende një favorit të padiskutueshëm për çmimin.

Në një intervistë për emisionin sportiv spanjoll “El Partidazo de COPE”, ish-ylli i Barcelonës tha se mund të nevojiten edhe më shumë ndeshje për të pasur një pamje më të qartë. Sipas tij, këtë vit asnjë lojtar nuk ka spikatur njëkohësisht me klubin dhe në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

Rakitic kujtoi se për vite me radhë gara për Topin e Artë përqendrohej te Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Tani, tha ai, ka futbollistë që kanë shënuar shumë gola në ligat e tyre, por nuk kanë bërë po aq mirë në Kupën e Botës, si edhe raste të kundërta. Për këtë arsye, ai nuk dallon një kandidat të qartë.

Megjithatë, kroati i sheh spanjollët si favoritë. Ai u shpreh se mund të përzgjidhen pesë ose gjashtë emra me të drejtë, por, sipas tij, çmimin duhet ta fitojë një spanjoll.

I pyetur për tre lojtarët që do të vendoste në podium, Rakitic zgjodhi Olise, Lamine Yamal dhe Rodrin, duke lënë jashtë Harry Kane. Ai tha se është tifoz i madh i Olise, yllit të Bayernit, të cilin e konsideron një lojtar të veçantë, ndonëse Kupa e Botës e tij nuk ishte perfekte.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş