Barcelona shqyrton Ivan Fresnedan si alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes

Ivan Fresneda, mbrojtësi i Sporting Lisbonës, është në vëmendjen e Barcelonës si një mundësi për të ardhmen e krahut të djathtë.

Të lidhura

None found

Mediumi portugez O Jogo raporton se drejtuesit e klubit katalunas janë tërhequr nga paraqitjet e spanjollit dhe vazhdimësia që ai ka treguar te Sporting Lisbona që prej vitit 2023.

22-vjeçari mori së fundmi ftesën e tij të parë në Kombëtaren A të Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pas dëmtimit të Pedro Porros.

Ndërkohë, raportohet se pozita e Jules Koundes te Barcelona është dobësuar. Pas një rënieje të dukshme në formë, ai ka mbetur pas Eric Garcias në hierarkinë e mbrojtësve të djathtë dhe klubi nuk po llogarit më tek ai në të njëjtën mënyrë.

Për mbrojtësin francez ka shfaqur interesim edhe Bayern Munichu përpara afatit kalimtar të janarit, çka mund ta detyrojë Barcelonën të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Në këtë kontekst, Fresneda konsiderohet një alternativë e mundshme. Ai vlerësohet për përparimin e topit me bartje dhe pasime, si edhe për sigurinë që ofron në mbrojtje. Barcelona po e ndjek situatën e tij, ndërsa spanjolli mund të jetë ndër emrat që klubi do të shqyrtojë për atë pozicion.


sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişjojobet giriş