VIDEO / Mungonin prej 6 vitesh, Cesena dhe Cristian Shpendi ngjiten në Serinë B

Për Cristian Shepndin dhe Cesenan ka festë. Skuadra italiane ka mundur të sigurojë ngjitjen në një kategori më lart, pasi triumfoi 1-0 ndaj Pescarës duke “blinduar” kështu vendin e parë 4 javë para fundit të kampionatit.

Ekipi i drejtuar nga Mimmo Toscano ka siguruar ngjitjen në Serie B, teksa dominoi grupin B në Serinë C. një rikthim në Serinë B për Cesenan, e cila mungonte prej 6 vitesh.

Padiskutim një meritë për ngjitjen e ka edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21, Shpendi, i cili kryeson listën e golashënuesme me 20 gola.


Shtuar 31.03.2024 15:16