Rregullorja e FIFA-s pengon Shqipërinë, portieri 12 milionë euro nuk mund t’i bashkohet Kombëtares

Mundësia që portieri italian Elia Caprile të luajë për Shqipërinë është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi dyshohet se ai është kontaktuar për t’iu bashkuar kuqezinjve të drejtuar nga Rolando Maran.

Të lidhura

None found

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret dhe situata mbetet e paqartë. Për më tepër, rregullorja e FIFA-s e vështirëson ndjeshëm një lëvizje të tillë, pasi Caprile nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Gardiani 25-vjeçar nuk ka prejardhje shqiptare dhe nuk ka lindur apo jetuar në vendin tonë. Edhe fakti që partnerja e tij, Emili Toshkollari, është shqiptare dhe mund t’i krijojë mundësinë për të marrë pasaportën shqiptare, nuk mjafton për ta bërë të mundur aktivizimin e tij me Kombëtaren.

Pengesa kryesore lidhet me të kaluarën e tij ndërkombëtare. Caprile ka luajtur më parë disa ndeshje me ekipet e moshave të Italisë dhe është grumbulluar edhe nga kombëtarja italiane, ndonëse nuk ka zhvilluar ende debutimin me skuadrën Azzurre.

Sipas rregullave të FIFA-s, marrja e pasaportës nuk është kriteri i vetëm për të përfaqësuar një kombëtare. Përveç dokumentacionit, kërkohet edhe ekzistenca e një lidhjeje të fortë me vendin përkatës.

Elia Caprile nuk plotëson asnjë nga këto elemente që lidhen me Shqipërinë. Ndërkohë, sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg arrin në 12 milionë euro, një shifër e konsiderueshme për një portier. Ai u shpall kampion i Serie A me Napolin në sezonin 2024–2025 dhe aktualisht është pjesë e Cagliarit, në Serie A.


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel