Giacomo Vrioni është shfaqur protagonist në SHBA në ndeshjen që ekipi i tij New England Revolution humbi në transfertë përballë New York Red Bulls me rezultatin 4-2.
Vrioni shënoi golin e dytë për të tijët në minutën e 90’ duke e çuar ndeshjen në 3-2, por pa mundur që të shmangë humbjen e ekipit të tij.
Pas një aksioni të rrjedhshëm, një nga shokët e ekipi hodhi topin në zonë, me Vrionin që e shtyu në rrjetë pa probleme.
Ky është goli i parë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare me fanellën e NER që nga koha kur u transferua nga Tirol.
Teksa në këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asistime.