VIDEO / Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës, talenti shqiptar shënon sërish për Legian

Ernest Muçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Legian. Sulmuesi shqiptar e nisi titullar ndeshjen e sotme miqësore përballë Stal Rzeszoë dhe në minutën e 38’ arriti të barazonte rezultatin në 1-1.

Muçi përfitoi nga një pasim i bukur i kapitenit Josue dhe me një goditje precise e dërgoi në fundin e rrjetës.

Talenti shqiptar po kalon një supersezon dhe në verë pritet të shitet për një shumë rekord në Poloni. Deri në këtë fazë të sezonit, ish-lojtari i Tiranës ka gjetur 9 herë rrugën e rrjetës mes kampionatit dhe Conference League, ndërsa ka shënuar edhe 2 herë me Kombëtaren shqiptare.


Shtuar 2.02.2024 22:26