Vendosi të qëndrojë te Tottenham, Kane me statistika të “tmerrshme” këtë fillim sezoni

Anglezi u përfol gjatë gjithë verës se do të transferohej te Manchester City, me skuadrën e Pep Guardiolas që kishin 150 milion të gatshme për të ofruar për shërbimet e sulmuesit.

Sidoqoftë, presidenti i klubit të Spurs, Daniel Levy insistoi për ta mbajtur me çdo kusht anglezin në skuadër së paku edhe për një sezon.

Të lidhura

None found

Harry Kane duket se nuk është i shumë i motivuar për të luajtur për Spurs pas zhgënjimit për ta mos e lënë ti bashkohej Manchester Cityt.

Sulmuesi anglez nuk e ka nisur si duhet fillimin e kampionatit të ri të Premier Ligës, duke dështuar të shënoj në secilën nga katër paraqitjet e tij në kompeticion deri tani.

Përveç kësaj, Harry Kane ka pasur vetëm katër goditje në total pas katër ndeshjeve, dhe vetëm 10 prekje në zonën e portierit kundërshtar, që është një numër shumë i vogël për një sulmues, e aq më shumë për një sulmues të klasit botëror siç është anglezi.

Ky njëherit është starti më i dobët i anglezit që nga sezoni 2015/16 kur po ashtu nuk kishte shënuar pas katër paraqitjeve të para në kompeticion, megjithatë në fund të atij sezoni sulmuesi e kishte fituar Këpucën e Artë duke realizuar 25 gola gjatë asaj kampanje.

Mbetet të shihet nëse edhe ky mund të jetë një sezon me fat për 28-vjeçarin, që golat ti rezervojë për ndeshjet e ardhshme.


Shtuar 20.09.2021 16:33