VIDEO / Tifozët kundërshtarë e “provokuan” me emrin e Ronaldos, Messi i’u përgjigjet duke shënuar

Inter Miami ka fituar kundër Nashvill me shifrat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Champions të CONCACAF.

Një ndër golat u realizua nga Lionel Messi i cili erdhi si kundërpërgjigje për tifozët e ekipit kundërshtar.

Argjentinasi u provokua nga fansat e Nashville pasi filluan të brohorasin emrin e rivalit të tij më të madh, Cristiano Ronaldo.

Aq mjaftoi për “Pleshtin” i cili duket se u rizgjua dhe shënoi një gol të bukur duke ua mbyllur gojën kundërshtarëve.


Shtuar 15.03.2024 17:14