Robin Gosens, anësori i Atalantës, ishte protagonisti i madh në fitoren e Gjermanisë 4-2 ndaj Portugalisë në Euro 2020. Në përfundim të takimit, futbollisti gjerman, autor i një asistimi dhe një goli, nuk e fshehu lumturinë për golin e tij të parë në një turne madhor, siç është Europiani.
“Ishtë një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo kuptim. Fituam kundër një ekipi vërtet të fortë, dhamë gjithçka në fushë. Kam shënuar golin tim të parë dhe asistimin e parë në këtë turne, jam i lumtur dhe krenar.”
I ngacmuar nga gazetarët nëse ia kishte kërkuar fanellën Ronaldos, Gosens u përgjigj:
“Jo, dua ta shijoj këtë fitore dhe këtë mbrëmje. Nuk ia kërkova. Ne e dinim se duhej të fitonim, nëse do të kishim humbur do të bëhej shumë e vështirë.”