U aktivizua ndaj Shqipërisë, Pinamonti: Debutimin tim ia dedikoj Raiolës, ai besonte te unë

Andrea Pinamonti, sulmuesi i Sassuolos dhe ekipit kombëtër të Italisë, foli për rrjetet sociale të axurrve pas debutimin e tij kundër Shqipërisë.

“Është një synim për të cilin e ëndërrojnë të gjithë lojtarët. Aktivizimi me kombëtaren do të thotë shumë për mua, është një arsye për krenari dhe kënaqësi.

Ishte një debutim i papritur. E dija se po e nisja nga prapa në hierarki dhe për këtë duhet të falenderoj trajnerin që më lejoi të bëja debutimin tim. Këtë ia dedikoj Mino Raiolës, i cili gjithmonë besonte tek unë dhe e dinte se do të arrija këtë objektiv”, është shprehur ish-sulmuesi i Interit./ h.ll/albeu.com

Shtuar 18.11.2022 12:33