Triumfi ndaj Povetkin, Whyte: Mund të mposht çdokënd

Dilian Whyte ishte tejet i lumtur për triumfin ndaj Alexander Povetkin.

Whyte u “hakmor” ndaj Povetkinit, pasi ky i fundit kishte triumfuar në duelin e parë në vitin e kaluar.

Whyte e nokautoi rusin në raundin e katërt, ku rusi nuk mundi të vazhdojë ndeshjen më tepër.

“Unë mendoj se mund ta mposhtja në raundin e parë, edhe pse ai është një boksier i fortë”, tha ai.

“Unë mund të ndeshem me të përsëri, nëse dëshiron ai ne mund ta bëjmë përsëri, por me ofertën e duhur”, shtoi ai.

“Nuk duhej të humbisja në herën e parë, vetëm duhet të isha më i mençur, kaq!”, tha britaniku.

“Isha i fokusuar që nga fillimi dhe doja të hidhesha në sulm, por pastaj thash me vete relaksohu sepse gjithçka është nën kontroll”, tha Whyte.

“Unë mund ta mposht çdokënd, isha në formë më të mirë dhe situata e tanishme, ndërprerjet dhe fillimet e stërvitjeve nuk ishin të këndshme, ishte e vështirë.”, shtoi ai.

Whyte u pyet se kush e ka radhën.

“Nuk e di, nëse dëshiron përsëri Povetkin të ndeshet, mund ta bëjmë me ofertën e duhur, por nuk e di sinqerisht”, përfundoi Dilian Whyte.


Shtuar 28.03.2021 11:49