Hamza pas dënimit të krerëve: Do të zhvilloj takime me të gjithë liderët politikë

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur para përfaqësuesve të mediave për situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës në Hagë.

Të lidhura

None found

Hamza bëri të ditur se PDK-ja ka diskutuar sot lidhur me vendimin e marrë dje. Sipas tij, vlerësimi i përgjithshëm është se ky vendim është i padrejtë, i paqëndrueshëm dhe nuk mbështetet në fakte, ndërsa dëmton historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai deklaroi se Gjykata e ka ndryshuar tërësisht drejtimin e saj krahasuar me atë që ishte votuar në Kuvend.

Hamza theksoi se PDK-ja do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të ruajtur komunikimin, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe seriozitetin e situatës, si dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Ai paralajmëroi se kjo situatë mund t’i krijojë mundësi Serbisë, të cilën e cilësoi si shtetin agresor që ka qenë në Kosovë, që në të ardhmen ta përdorë vendimin për ta dëmtuar Kosovën.

Kryetari i PDK-së tha se beson se do të takohet me të gjithë liderët e subjekteve politike, pasi, sipas tij, kjo nuk është më një çështje që i përket vetëm një partie politike.


Shtuar 17.09.2026 13:51

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis