PLD: Sfidimi i vendimeve të Gjykatës së Hagës nga zyrtarët e lartë rrezikon sundimin e ligjit

Partia Liberale Demokratike (PLD), duke iu përgjigjur reagimeve dhe deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikë për vendimet e fundit lidhur me krimet e luftës në ish-Jugosllavi, rikujtoi një prej parimeve themelore të së drejtës moderne: përgjegjësia penale i takon vetëm individit.

Të lidhura

None found

Sipas PLD-së, paraqitja e vendimeve gjyqësore si sulme kundër një kombi të tërë përbën shmangie të drejtpërdrejtë nga përgjegjësia personale e individëve, si dhe një formë të rrezikshme të populizmit manipulues.

Partia thekson se përgjegjësia kolektive nuk ekziston dhe se asnjë vendim i një gjykate vendase apo ndërkombëtare nuk mund dhe nuk duhet t’i ngarkohet një kombi, komuniteti ose grupi të tërë etnik. Parimi i përgjegjësisë individuale, sipas saj, është i pacenueshëm dhe duhet të zbatohet njësoj në çdo rast.

PLD-ja nënvizon se populli serb nuk është gjenocidal për shkak të krimeve të kryera nga Karaxhiçi, Mlladiçi dhe Milosheviçi. Po kështu, vendimet për Hashim Thaçin dhe ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk e dënojnë popullin shqiptar në aspiratat e tij historike, ndërsa proceset e drejtësisë ndërkombëtare ndaj gjeneralit ushtarak Gotovina, të lidhura me konfliktet në ish-Jugosllavi, nuk e bëjnë popullin kroat kriminel, deklaruan nga PLD./Telegrafi/


Shtuar 17.09.2026 13:41

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis