Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar reagimet e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, mes tyre të zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali dhe kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gashi dhe Sali shprehën keqardhjen e tyre pas vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët morën dënime me gjithsej 81 vjet burg.
Presidenti i Serbisë reagoi ndaj mënyrës se si ata dhe politikanë të tjerë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e komentuan këtë aktgjykim.
“Unë mendova se ishin kriminelë, të paktën të dënuar në shkallë të parë. Jo, ata qenkan të gjithë çlirimtarë, heronj dhe trima”, deklaroi Vuçiq.
Sipas tij, qëndrimet e shprehura pas vendimit gjyqësor tregojnë se viktimat serbe po përjashtohen nga narrativa publike dhe politike.
“Serbët në çdo komunikatë, në çdo deklaratë duhet të jenë kriminelë”, tha presidenti serb.
