Trezeguet: Franca mbetet favorite, por Messi e meriton të fitojë një Kupë Bote

Ish-sulmuesi francez i Juventusit, David Trezeguet ka dhënë një intervistë për “Sportweek” ku ka folur për Botërorin.

“Franca është skuadra me më shumë altërnativa në sulm. Ata mbeten një nga favoritët, pastaj është edhe Mbappe. Ai mund të përmirësohet më tej, por duket qartë që është këmbëngulës për ta fituar edhe këtë herë.

Gjermania dhe Spanja duhet të testohen, kini kujdes nga Portugalia. Por unë mendoj se Messi duhet të largohet nga futbolli me një Kupë Bote, e meriton”, është shprehur Trezeguet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2022 12:23