Trajneri i Kombëtares ruse bën thirrje për paqe

Këtë të premte ishte radha e trajnerit të Kombëtares së Rusisë, Valeri Karpin, të bënte një apel për paqe.

“Futbolli është i rëndësishëm, i bashkon njerëzit, i bashkon dhe do të jetë e vështirë të bëhet pa të. Kam besim se kombëtarja dhe klubet do të kenë mundësinë të vazhdojnë të luajnë pikërisht për këtë arsye. Në një perspektivë më globale, shpresoj që e gjithë kjo të marrë fund, të vijë paqja dhe njerëzit të ndalojnë së vdekuri në luftë”, tha ai.

Kujtohet se FIFA dhe UEFA pezulluan të gjitha klubet ruse dhe përzgjedhjen e garave ndërkombëtare. /albeu.com/