Trajneri aktivizon djalin 126 kg se e detyroi Presidenti, si u paraqit në fushë (VIDEO)

Para pak ditësh u viral lajmi se një biznesmen kinez, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka blerë klubin e Zibo Cuju, që militon në Ligën e Dytë kineze dhe i ka dhënë trajnerit urdhrin më absurd të mundshëm.

Ai urdhëroi që tekniku të aktivizojë djalin e tij, i cili peshon 126 kilogramë, peshë aspak e përshtatshme për një futbollist. Dhe në fund kështu ndodhi. Djaloshi hyri në lojë në minutën e 75 dhe në videon më poshtë mund të gjykoni mbi lojën e tij.

Presidenti ka marrë përsipër të gjitha gjobat në lidhje me vonesa të lojës. Ky vendim i tij sigurisht ka ndikuar në paraqitjet e skuadrës. Gjatë gjithë kampionatit Zibo Cuju numëron vetëm 1 pikë dhe 2 gola të shënuar.


Shtuar 20.05.2021 13:59