Tottenham, shkarkohet Nuno, Paratici në sulm për teknikun italian

Tottenham nuk ndodhet në një situatë të mirë në kampinat gjithashtu edhe tekniku Nuno ku pak minuta më parë është shkarkuar nga klubi anglez.

Paratici menjëherë është hedhur në veprim duke kontaktuar Conten.

Sipas “SportMediaset” , klubi anglez ka gati një kontratë për teknikun italian. Ish-tekniku i Inter-it është kontakuar nga Paratici ku I ka shpalosur dhe detajet e kontratës.

Contes i është ofruar një kontratë prej 1 viti e gjysmë dhe do të përfitojë rreth 15 milion euro në sezon. Gjithashtu klubi i ka premtuar dhe 3 ose 4 lojtarë të klasit të lartë të cilët Conte do të dëshironte të transferonte.

Sipas mediave, Conte i ka kërkuar garanci klubit të Tottenhamit, ku ai dëshiron të kryej transferimet e

nevojshme ku Tottenham nuk do të hezitonte t’i realizonte./H.LL/albeu.com

 


Shtuar 1.11.2021 11:30