Tottenham është gati të ngrejë ofertën për Richarlison, sulmuesin brazilian të Everton. Klubi nga Liverpool refuzoi 23 milionë plus kartonin e Steven Bergwijn, tani Spurs synojnë të rrisin ndjeshëm paratë.
Siç raporton Sun, vullneti i Tottenhamit është që të vendosë një operacion 115 milionë euro për Richarlison dhe talentin e ri të lindur në 2001 Anthony Gordon. Me këto shifra, Evertoni nuk ka gjasa të refuzojë. /albeu.com/