Titulli numër 25-të, PSV shpallet kampione e Holandës 2 javë para fundit të kampionatit

Edhe Holanda ka mësuar skuadrën kampione të këtij sezoni. PSV-ja ia ia dalë të ngre lart trofeun e kampionatit, duke e fituar për herë të 25-të në historinë e saj.

Skuadra holendeze triumfoi 4-2 ndaj Sparta Rotterdam dhe në këtë mënyrë festoi titullin.

Ekipi i udhëhequr nga Peter Bosz u kurorzua kampion 2 javë para fundit të kampionatit, teksa këtë sezon zhvilloi ndeshje spektakolare duke dominuar të gjitha skuadrat.

Në 32 ndeshje të zhvilluara ka siguruar 87 pikë. Ia kanë dalë të shënojnë 107 gola dhe kanë pësuar vetëm 19-të.

Kështu PSV rikthehet te titulli kampionë pas 7 vitesh, pasi për herë të fundit e kanë fituar në sezonin 2017-2018.

Të gjithë në stadiumin “Pohilips Stadio” gëzuan dhe festuan për titullin numër 25-të në historinë e klubit.


Shtuar 5.05.2024 16:31

Tags: ,