Tirana është e cmendur. Skuadra e Orges Shehit ka mposhtur në minutën e 100-të Partizanin.
Tirana gjeti golin e para në minutën e 37′ kur pas një goditje këndi pergjoni realizoi me kokë duke mposhtur Teqjan.
Skuadra e Dajës fitoi një penallti por braziliani Junior gaboi nga pika e bardhë në minutën e 79′.
Megjithatë të kuqtë nuk u dorëzuan dhe fituan sërish një penallti.
Sërish përsipër e mri sulmuesi brazilan Junior i cili këtë herë u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Por kur u mendua se derbi do të mbyllej në barazim Tirana gjeti golin në minutën e 100-të me Xhixhën i cili realizoi lehtësisht brenda zonës.
Pas 15 javësh Tirana mban vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Partizani renditet i 5-ti me vetëm 18 pikë.
Ndërkohë, Kategoria Superiore do të rikthehet vitin e ardhshëm në mes të muajit janar. /albeu.com/