Tifozët e Real Madridit vërejnë një detaj nga sjellja e Mbappes me Camavingan dhe Tchouamenin

Një përdorues në Twitter me emrin Dr Yash ka postuar një video që ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të futbollit ku shfaqet Kylian Mbappe në shoqërinë e lojtarëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.

Postimi, i shoqëruar me komentin “Ky shoqërohet vetëm me lojtarët e Real Madridit tani”, sugjeron se francezi po kalon gjithnjë e më shumë kohë me të cilët do të jetë shokë skuadre.

Duket se ky model i të kaluarit të kohës bashkë me lojtarët e Real Madridit gjatë periudhave ndërkombëtare po bëhet një trend i ri për yllin francez.

Kylian, i cili më parë luante për Paris Saint-Germain, është përfolur gjithashtu për një miqësi në zhvillim me lojtarët e Madridit si Vinicius Junior dhe Rodrygo.

Kjo sjellje e Mbappes hedh poshtë idenë se ai mund të sjellë një ndikim negativ në dinamikën e dhomës së zhveshjes dhe tregon se lojtari është duke u përgatitur për një fazë të re të karrierës së tij, duke ndërtuar lidhje me lojtarët që do të luajë së shpejti në ekipin e Real Madridit. /Telegrafi/


Shtuar 13.06.2024 21:43