Në momentin më të keq që ndodhet Manchester United tifozët tashmë kanë nisur protestat kundër klubit.
Është e qartë se kjo situatë nuk pranohet lehtë nga tifozët e skuadrës, të cilët edhe një herë u kujdesën të mos miratojnë administratën e Glazer, e cila akuzohet për degradimin e nivelit të “djajve të kuq”.
Në veçanti, pasditen e së premtes, një pjesë e vogël e tifozëve të United ishin jashtë qendrës stërvitore të skuadrës në Carrington.
Në fakt, nga frika se mos shkaktonin incidente të rënda, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje. /albeu.com/