Sipas gazetarit Pedro Almeida, Xavi Hernandez i ka kërkuar Laportës të nënshkruajë me mesfushorin e Liverpoolit, Thiago Alcantara, raporton albeu.com.
Drejtimi sportiv i FC Barcelona vazhdon të punojë për të përfituar nga merkato dimërore dhe për të përforcuar skuadrën.
Këtë të premte, klubi Blaugrana njoftoi rikthimin e Dani Alves , i cili nuk mund të regjistrohet deri në janar.
Mbrojtësi brazilian mund të mos jetë i vetmi futbollist që do të rikthehet në Camp Nou.
Siç raporton gazetari Pedro Almeida, Xavi Hernandez dëshiron që Thiago Alcantara të kthehet në Barcelonë dhe mesfushori i Liverpool mirëpret rikthimin e tij të mundshëm.
Viti i dytë i Thiago në Liverpool po shënohet me probleme fizike. Një dëmtim i muskujve ka bërë që ai ka luajtur vetëm 247 minuta të shpërndara në shtatë ndeshje në të gjitha garat. Në sezonin e tij të parë në Anfield, mesfushori bëri 30 paraqitje dhe shënoi një gol të vetëm. Në moshën 30-vjeçare, ai mund të rikthehet në një Barça. /albeu.com/