Formacionet zyrtare të Ballkanit dhe Dritës për përballjen e javës së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës tashmë janë bërë publike.
Të lidhura
None found
Skuadra nga Theranda do të presë ekipin gjilanas në ndeshjen e fundit të fazës së parë të kampionatit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit, duke nisur nga ora 14:00.
Ballkani vjen në këtë sfidë pas triumfit të rëndësishëm në transfertë ndaj Llapit. Të besuarit e Sami Sermaxhajt kërkojnë një tjetër fitore para tifozëve të tyre, me synimin për të avancuar më tej në renditje pas një fillimi jo të qëndrueshëm të sezonit.
Drita, ndërkohë, pësoi humbje në shtëpi përballë Malishevës. Formacioni i drejtuar nga Ardian Nuhiu synon rikthimin te rezultatet pozitive, të cilat kanë munguar në një pjesë të madhe të këtij sezoni.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur të hedhin në fushë formacionet më të forta në dispozicion për këtë përballje.
Ballkani: Selmani; Halili, Jashanica, Batarelo; Vokrri, Diene, Kuc, Domgjoni Dosso; Berisha, Serebe;
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Salihu, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Broja, Limaj; Abazaj, Manaj, Balaj;






