Fabjan Përndreca ndryshon qëndrim, mbrojtësi pritet të vijojë aventurën me Dinamon

Dinamo është pranë një lajmi pozitiv për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Fabjan Përndreca pritet të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës kryeqytetase, pavarësisht se kartoni i tij është në pronësi të Bylisit. Mbrojtësi ka rishikuar planet për të ardhmen, pasi më herët ishte përmendur mundësia e një transferimi jashtë vendit.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve për mediat, 19-vjeçari do të qëndrojë te Dinamo, ku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Përndreca shihet gjithashtu si një alternativë me vlerë për trajnerin Ilir Daja. Ende nuk është bërë e ditur formula përmes së cilës do të realizohet marrëveshja mes palëve.

Paraqitjet e tij në ndeshjet evropiane të Dinamos, në kuadër të kualifikueseve të Conference League, e kthyen Përndrecën në një prej emrave të rëndësishëm të formacionit titullar. Pas paraqitjeve mbresëlënëse, mbrojtësi fitoi shpejt një vend në ekip dhe tashmë pritet konfirmimi zyrtar se ai do të vijojë të jetë “blu” edhe gjatë këtij sezoni.


Shtuar më 13.10.2026 13:46