Milan arriti të merrte një fitore me shumë vlerë për kreun e renditjes në Seria A, teksa mposhti 3-0 skuadrën e Venezia.
Autor i dy golave ishte Theo Hernandez i cili në krah mbante edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
“Punojmë çdo ditë për të rikuperuar pikë me kreun, për të shkuar sa më larg dhe për këtë arsye shikoni këtë Milan. Titulli? Punojmë çdo ditë, le të luajmë ndeshjet me radhë dhe më pas të shohim. E dimë që nuk është e lehtë, por le të japim maksimumin, që të marrim më të mirën në këtë sezon. Krahu i majtë me mua dhe Leaon? Është shumë mirë, por nuk më takon mua ta them. Jam shumë i lumtur që kisha në krah shiritin e kapitenit, është një nder i madh”, ka theksuar pas ndeshjes Hernandez.
Me këtë fitore skuadra e Milanit ka arritur në kuotën e 48 pikëve, duke u renditur në vendin e parë në tabelën e klasifikimit, duke lënë pas rivalin e tyre Interin, që ka dhe 2 ndeshje më pak./ h.ll/albeu.com