Ginaluiggi Donnarumma është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të errët te PSG.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se ka tension mes Gigio Donnarummas dhe PSG-së dhe, për momentin, Mino Raiola është fituesi i vetëm në kalimin e portierit në Paris.
Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha kompenticonet dhe së fundmi ka pohuar se rivaliteti me Keylor Navasin po e shqetëson realisht.
“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por po më shqetëson”, tha Donnarumma për “TNT Sport” javën e kaluar.
“Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të startoja gjithmonë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol”.
“GDS” analizoi muajt e parë të Donnarumma-s në Paris, duke vënë në dukje se si agjenti i tij Mino Raiola, për momentin, është i vetmi fitues në marrëveshjen që e pa Gigion të kalojë nga Milani në Paris pas Kampionatit Evropian..
Sipas raportit, ka tension mes lojtarit dhe PSG-së pasi Donnarumma pritej të ishte një titullar i rregullt. /albeu.com/