Manchester United pësoi humbje 3-1 në udhëtim te Manchester City në kuadër të javës së 27-të në Premier Lig
ë.
Pas ndeshjes, trajneri Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij pati paraqitje të mirë, por që nuk i shfrytëzuan rastet.
“Mendoj se ishte një paraqitje e mirë në përgjithësi, ne kaluam në 1-0 dhe patëm momentet tona pas tij për të shënuar të dytin”, ka thënë fillimisht trajneri i Djajve të Kuq.
“Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe ishin dy momente përcaktuese kur për pak bëmë një depërtim dhe pësuam golin e parë”.
“Atëherë ju jeni të zhgënjyer, ne duhet ta pranojmë atë dhe ende kishim mundësitë për të marrë të paktën një pikë, por edhe fitorja ishte e mundur”, vazhdoi Ten Hag.
Për faullin e Kyle Walker ndaj Marcus Rashford: “Unë shikova prapa dhe e pyeta Rashyn (Rashfordin) nëse kishte kontakt, ndoshta i butë, por kishte kontakt”.
Për taktikat: “Duke kaluar pas vijës së mbrojtjes me shpejtësinë e Garnachos, tashmë pas disa minutash pati një përparim të mirë dhe më pas shpejt një gol i mirë nga Rashford”.
“Mesin e mbyllëm shumë mirë dhe zonën shumë mirë. Ne i qëndruam planit dhe patëm momentin e veprimit, por që në disa pjesë dështuam me çka edhe pësuam golat”, shtoi më tej trajneri holandez. /Telegrafi/