Të vëmendshëm ndaj çdo mundësie, Barcelona nuk e ka mbyllur me merkaton

Barcelona nuk e konsideron të mbyllur merkaton. Kanë mbetur edhe dy javë deri në mbylljen e kësaj dritareje për nënshkrime dhe largime të mundshme dhe klubi katalanas do të jetë i vëmendshëm ndaj çdo mundësie që mund të lindë deri në atë datë.

Klubi nuk e ka humbur interesin për nënshkrimin e mundshëm të një sulmuesi për të forcuar sulmin. Është e vërtetë që Luuk de Jong ka befasuar me performancën që ka dhënë në ndeshjet e fundit, por kjo nuk mjafton. Sekretariati teknik është në kërkim të një njeriu për të mbështetur ofensivën e Barcelonës.

Kuptohet se një pjesë e mirë e punës tashmë është bërë me ardhjen e Ferran Torres . Megjithatë, po kërkohet një lojtar tjetër sulmues, i cili mund t’i japë skuadrës shtysën e nevojshme për turin e dytë të sezonit. Opsioni i Alvaro Morata është ai që ka pëlqyer gjithmonë më shumë, por duket mjaft e komplikuar që Juventusi të ofrojë lehtësira.

Në çdo rast, gjithçka do të kushtëzohej nga ajo që mund të dalë në kapitullin e largimeve në ditët në vijim. Barça nuk do të kishte një diferencë rroge tani për një inkorporim të madh në sulm, por kjo do të ndryshonte me një largim. Umtiti ose Dest janë dy nga lojtarët me më shumë mundësi për t’u larguar tani. As Dembele nuk përjashtohet , duke pasur parasysh refuzimin e tij për të rinovuar. r.t/albeu.com


Shtuar 17.01.2022 14:51