Tashmë zyrtare, Ten Hag trajneri më i ri i Manchester United

Erik ten Hag do të jetë trajneri i Manchester United duke filluar nga 1 korriku 2022. Vetë “Djajtë e Kuq” e njoftuan me një deklaratë zyrtare.

“Manchester United është i lumtur të shpallë Erik ten Hag si trajnerin më të ri të ekipit tonë duke filluar nga 1 korriku 2022 deri në qershor 2025, me opsion për vazhdimin e mëtejshëm të kontratës.”.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm në fund të këtij sezoni sportiv, të cilin Ten Hag do ta mbyllë rregullisht në pankinën e Ajax-it dhe mbetet si zakonisht subjekt i marrjes së një leje pune për të qëndruar në Angli./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.04.2022 12:36