Faton Peci kërkon nga LDK-ja bashkëpunim për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i është drejtuar LDK-së me thirrjen për reflektim dhe bashkëpunim, me synim tejkalimin e ngërçit aktual politik.

Të lidhura

None found

Ai ka kujtuar se kanë mbetur vetëm 24 orë për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës, duke nënvizuar se përmbyllja e këtij procesi do të sillte kompletimin e institucioneve të larta dhe do të forconte stabilitetin institucional.

Sipas Pecit, në interes të Kosovës ia vlen të gjendet kompromisi, të tejkalohet qëndrimi individual dhe të arrihet një marrëveshje.

“Ta dëshmojmë se e duam Kosovën”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit dhe afatit prej vetëm 24 orësh për zgjedhjen e Presidentit/-es, Peci, në cilësinë e kryetarit të Guxo-s, i ka bërë thirrje LDK-së që të angazhohen së bashku për të dalë nga situata e krijuar.

Ai ka vlerësuar se zgjedhja e Presidentit/-es nuk do të përmbushte vetëm nevojën për kompletimin e institucioneve më të larta, por do të krijonte edhe stabilitet në një periudhë sfiduese për Kosovën.

Peci ka theksuar se vetëm përmes stabilitetit institucional vendi mund të përballet me sfidat e ardhshme, përfshirë ato që lidhen me procesin e drejtësisë dhe shkallën e Apelit në Hagë.

“Të bashkojmë përpjekjet dhe të japim maksimumin për t’i kapërcyer ditët e vështira nëpër të cilat po kalon Kosova. Le t’ua dëshmojmë të gjithëve, por edhe vetes dhe njëri-tjetrit, se e duam vendin tonë të bekuar”, ka deklaruar ai.

Peci ka përsëritur se për Kosovën ia vlen kompromisi, tejkalimi i vetvetes dhe marrëveshja, duke shtuar se për vendin ia vlen gjithçka.


Shtuar më 5.10.2026 23:09

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobetdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel giriş