Spiropali përshëndet kampionin tonë olimpik në mundje: Faleminderit kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ka përshëndetur fitoren e medaljes së bronztë nga mundësi që përfaqësoi Shqipërinë në Paris 2024, Chermen Valiev.

Spiropali shprehet se kjo ishte një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, duke shtuar se medalja është arritje madhore për sportin shqiptar.

“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!

Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive.

Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!”, shkruan kryetarja e parlamentit shqiptrar, Elisa Spiropali.


Shtuar 11.08.2024 09:30