Është bërë publik mbrëmjen e sotme një audiopërgjim ku dëgjohet Roni Yeffet në bisedë me tre shtetas të huaj: një ukrainas, një rus dhe Tatianën, e cila ka shërbyer si përkthyese gjatë komunikimit.
Materiali u transmetua në emisionin “Çim Peka Live”, në Syri TV, dhe lidhet me puset e gazit në Vlorë. Gjatë bisedës, Yeffet këmbëngul që marrëveshja të përmbyllet sa më shpejt, ndërsa i kërkon Tatianës të mos dërgojë asnjë shkresë zyrtare në Ministrinë e Energjetikës, duke thënë se do të merret vetë me këtë institucion.
Të lidhura
None found
Ky regjistrim është pjesë e një dosjeje që zgjat më shumë se 3 orë dhe është realizuar në Janar të vitit 2026. Në të, Roni Yeffet, i cilësuar si izraeliti i Edi Ramës, diskuton mënyrat se si mund të shiten pasuritë e Shqipërisë.
Transkriptimi i audiopërgjimit:
Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për Ministrinë e Energjetikës, në mënyrë që të marrim të dhëna për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Roni Yeffet: Përse? Përse? Jo, jo, nuk duhet asnjë letër zyrtare. Shkoni në Vlorë dhe shihni çfarë të dëshironi. Më pas do të merrem unë me ta. Mos dërgoni asnjë letër dhe asgjë tjetër. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.
Tatiana: Në rregull, por ajo që na tha ajo është shumë e rëndësishme. Vetëm një vizitë në terren nuk do të mjaftonte. Një inspektim fizik nuk do t’i jepte kompanisë mundësi të kuptonte asgjë.
Roni Yeffet: Për Ministrinë e Energjetikës mbështetuni te unë. Do të shkojmë atje dhe do të bisedojmë me ta për çdo çështje. Megjithatë, mos e përdorni emrin tim.
Tatiana: Dakord.
Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Ju do të kryeni kontrollet, pasi përfaqësoni një kompani amerikane.
Tatiana: Dakord.
Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të bëni verifikimet dhe do të pyesni për gjithçka. Ata do të bashkëpunojnë. Thuaji asaj të vijë të hënën dhe të qëndrojë këtu. Do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.
Tatiana: Mendoj se ajo do të mbërrijë të mërkurën.
Roni Yeffet: Nëse vjen të hënën dhe qëndron, është më mirë, sepse të mërkurën dhe të premten këtu nuk punon askush. Kjo nuk është efikase; duhet të jemi më efikasë.
Tatiana: Dakord, dakord.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata do të vijnë të premten dhe nuk do të ndodhë asgjë. Ajo duhet të qëndrojë këtu derisa ta përfundojmë. Unë dua që ta mbyllim. Duhet ta kuptoni se kam nevojë të nisë puna; duhet të përfundojmë marrëveshjet.
Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu dhe të hënën do të jetë këtu. Nga mëngjesi i së martës…
Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë.
Tatiana: Dakord.
