Spanja merr më në fund lajmin pozitiv, Busquets gati për Sllovakinë

Kapiteni i kombëtares së Spanjës, Sergio Busquets më në fund është gati për ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Spanjës i duhet një fitore për të siguruar një biletë në fazën e eliminimit direkt të “Euro 2020” dhe këtë do të kërkojë ta bëjë ndaj Sllovakisë sonte.

“Furia e Kuqe” ka marrë një lajm të mirë, pasi kapiteni spanjoll, Sergio Busquets është rikthyer në skuadër dhe është i gatshëm për lojë.

Busquets kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 një ditë para se të niste “Euro 2020”, dhe tani për herë të parë është i gatshëm të përfaqësojë Spanjën.

 


Shtuar 23.06.2021 08:32