Spalletti: Duhet të luajmë gjithmonë kështu, Rrahmani bëri një ndeshje të madhe

Champions League për Napolin filloi me një fitore të jashtëzakonshme ndaj Liverpool me rezultatin 4-1, por Luciano Spalletti dëshiron të frenojë entuziazmin.

“Jo, nuk kemi dhënë asnjë mësim, nuk e bëj arrogancën apo supozimin, kush luan te Napoli duhet ta bëjë gjithmon këtë paraqitje. Sigurisht që jep ndërgjegjësim, por duhet të jemi më të vazhdueshëm dhe të rrisim nivelin e personalitetit.

Sonte Napoli luajti kundër një ekipi të fortë dhe rruga që ndoqëm është e duhura. Por kjo duhet bërë gjithmonë pavarësisht kundërshtarit, pa ankth.

Rrahmani bëri një ndeshje të shkëlqyer sepse nuk gaboi asnjëherë, ashtu si edhe Kim. Në mesfushë vrapuan dhe luajtën një ndeshje cilësore. Ky është Napoli im më i mirë”, u shpreh Spalletti./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.09.2022 09:29