Jovic më në fund po shikon dritë në fund të tunelit të gjatë që ka kaluar që kur nënshkroi me Real Madridin nga Eitracht për 60 milion euro. Dëmtimi i Benzema dhe loja e tij fantastikke ndaj Real Sociedat, i kanë hapur dyert për një mundësi të madhë te “galaktikët”.
Titullar ishte edhe ndaj Interit ku edhe pse nuk shënoi bëri një performancë të mirë.
Më parë, për disa rrethana Jovic nuk kishte mundur të kishte vazhdimësi. Tani te paktën edhe pas ndeshjes kundër Interit, pritet të shikohen gjendja e Benzema nëse do të jetë gati, apo serbi do tëe luaj ndeshjen e dytë radhazi si titullar në derbin ndaj Atleticos.
Këto rrethana kanë bërë një kthesë rrënjësore në planet e serbit. AS njoftoi pak ditë më parë se lojtari kishte udhëzuar agjentët e tij të dëgjonin për afertat dhe për të provuar të huazohej gjatë merkatos së dimrit.
Tani nëse situata mbetet pozitive për të, ai do të mbyllë derën e një daljeje të mundshme. /albeu.com