Situata e Fofana, tekniku i Licesterit bën të qartë situatën: Nuk ka pasur oferta të reja nga Chelsea

Trajneri i Licester City-t, Brendan Rogers, në një intervistë së fundmi, ka deklaruar se nuk ka pasur oferta të reja nga Chelsea për mbrojtësin Fofana.

Francezi ka qenë një dëshirë e “bluve” që tentuan disa javë më parë ta transferonin në “Stamford Bridge”.

Tani situata është e qetë, pasi londinezët janë tërhequr për shkak të kërkesave të lartë që kishte Licesteri për të lënë të lirë lojtarin e tyre.

“Nuk ka pasur oferta të tjera për Ëesley Fofana nga Chelsea”, tha shkurtazi ai, shkruan Fabrizio Romano.

Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete në vijim të bisedimeve./albeu.com