Para ndeshjes me Kosovën, Wimmer vlerëson Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin

Para takimit të Austrisë me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, sulmuesi anësor Patrick Wimmer foli për Leon Avdullahun, Fisnik Asllanin dhe Albian Hajdarin.

Të lidhura

None found

I pyetur për përshtypjet e krijuara gjatë javëve të fundit te Hoffenheimi, Wimmer i cilësoi të tre si djem shumë të mirë dhe futbollistë fantastikë. Sipas tij, Avdullahu, Asllani dhe Hajdari dallohen për aftësitë me topin.

Njohja e austriakut me Asllanin daton më herët. Wimmer tregoi se të dy kanë qenë pjesë e Austrisë së Vjenës.

Duke folur për Avdullahun, ai veçoi dëshirën e vazhdueshme të mesfushorit kosovar për ta kërkuar topin. Wimmer vlerësoi pasimet e tij dhe aftësinë për t’i bërë presing kundërshtarit, duke thënë se është e vështirë të luash përballë lojtarëve të tillë.

Ai përmendi edhe Hajdarin, i cili aktualisht është jashtë për shkak të një dëmtimi. Wimmer tha se, me sa di ai, Hajdari ndodhet te Hoffenheimi dhe nuk do të luajë nesër. Megjithatë, ai theksoi se edhe lojtarët e tjerë të Kosovës janë shumë të mirë dhe të vështirë për t’u përballuar.

Në fund, Wimmer u shpreh se do të ishte më mirë të luanin së bashku. Tani që do të jenë kundërshtarë, ai tha se flasin pak për ndeshjen, por jo shumë.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahishttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegel