LIVE/ Kosova përballet me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri” për kreun e Grupit B3

Kosova luan sot në stadiumin “Fadil Vokrri” një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa përballë do të ketë Austrinë.

“Dardanët” vijnë në këtë takim me katër pikë, pas fitores ndaj Irlandës, humbjes 3-1 në Vjenë dhe barazimit pa gola kundër Izraelit. Një rezultat pozitiv do ta mbante Kosovën në garë për vendin e parë në grup.

Të lidhura

None found

Austria kryeson Grupin B3 me shtatë pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit barazoi 2-2 me Irlandën. Një humbje në Prishtinë do ta bënte më të hapur luftën për kreun e tabelës.

Për Kosovën, kjo përballje është edhe një mundësi për të rikuperuar pas disfatës në Vjenë dhe për t’iu afruar objektivit të synuar në këtë sezon të Ligës së Kombeve.

Telegrafi do t’ju informojë në vazhdimësi për gjithçka që lidhet me ndeshjen.

04/10/2026 03:11 – António Nobre do të gjykojë ndeshjen Kosovë–Austri

UEFA ka caktuar portugezin António Nobre si arbitër kryesor për duelin që Kosova dhe Austria do ta zhvillojnë të dielën në “Fadil Vokrri”.

Ekipi i arbitrimit do të jetë i përbërë tërësisht nga gjyqtarë portugezë. Nélson Pereira dhe Paulo Brás do të jenë asistentët, Miguel Nogueira arbitri i katërt, ndërsa André Narciso dhe Fábio Oliveira Melo do të merren me sistemin VAR.

04/10/2026 03:06 – Patrick Wimmer flet për Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin

Patrick Wimmer, sulmuesi anësor i Austrisë, ka folur para takimit me Kosovën në “Fadil Vokrri”, duke u ndalur veçanërisht te dy futbollistët kosovarë që i ka bashkëlojtarë te Hoffenheimi, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.

Futbollisti austriak, i cili i njeh nga afër të dy lojtarët, u pyet për përshtypjet e krijuara gjatë javëve të fundit në klubin gjerman.

04/10/2026 03:05 – Muriqi i përgjigjet kritikave të Rangnickut për fushën

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, kishte deklaruar se prej kohësh nuk ishte stërvitur në një fushë më të keqe se ajo e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, e cilësoi këtë deklaratë si një arsyetim të mundshëm të kundërshtarit para fillimit të ndeshjes.

“Siç tha trajneri, fusha është njëjtë për të dy palët, kështu që këtu kanë ardhur edhe kombëtare tjera si Suedia, Zvicra, Irlanda para një jave dhe asnjëra nuk është ankuar prej fushës”.

“Kjo nuk do të thotë që fushën e kemi mirë, por po më duket më shumë si arsye e përgatitur për pas ndeshjes dhe po shpresoj që është ashtu”, ka deklaruar Muriqi.

04/10/2026 02:56 – Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit, Muriqi punoi me ekipin

Kosova i përfundoi pasditen e së shtunës përgatitjet e fundit për ndeshjen me Austrinë, ndërsa Vedat Muriqi u stërvit së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

04/10/2026 02:55 – Foda: Fusha është e njëjtë për të dyja skuadrat

Franco Foda iu përgjigj ankesave të Ralf Rangnickut për gjendjen e terrenit në “Fadil Vokrri”, duke nënvizuar se kushtet janë të njëjta për Kosovën dhe Austrinë.

Gjatë konferencës për shtyp, përzgjedhësi i Kosovës u pyet për vërejtjet e homologut austriak lidhur me fushën.

Foda pranoi se terreni nuk ndodhet në gjendjen më të mirë, por insistoi se kjo nuk i jep avantazh apo disavantazh asnjërës skuadër.

04/10/2026 02:53 – Franco Foda: Jemi të përgatitur për Austrinë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, tha në konferencën para ndeshjes se skuadra e tij ka bërë përmirësime dhe se pret një përballje të fortë e intensive.

Ai rikujtoi problemet që ekipi kishte shfaqur në takimin e kaluar me Austrinë, ndërsa vlerësoi paraqitjen defensive të Kosovës në barazimin ndaj Izraelit.

04/10/2026 02:51 – Vedat Muriqi konfirmon gatishmërinë për ndeshjen

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë të ditur se do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Austrisë, duke sqaruar edhe shqetësimin fizik që e kishte pasur pas ndeshjes së fundit.

Ai tregoi se bëhej fjalë për një dëmtim të pësuar rreth një muaj më parë te klubi i tij dhe se ngarkesat mund të shfaqen gjatë rikuperimit dhe përshtatjes së muskulit.

“Pata një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë, pasi para një 1 muaji u pata lënduar me klub edhe derisa adaptohet muskuli ka me pas ngarkesa pas ndërrimit të fushës. Sot do bëj stërvitje dhe nesër do të jem gati”, ka thënë Muriqi në konferencë.

Si rrjedhojë, Muriqi pritet të jetë në dispozicion të Fodës për përballjen e radhës dhe e ka konfirmuar gatishmërinë për të luajtur.

04/10/2026 02:49 – Wimmer: Synojmë fitoren, jemi përgatitur maksimalisht

Patrick Wimmer deklaroi para sfidës me Kosovën se Austria është përgatitur në mënyrën më të mirë dhe se synon fitoren në Ligën e Kombeve.

Në konferencën për shtyp, futbollisti austriak foli për atmosferën në ekip dhe për përgatitjet para takimit, ndërsa veçoi edhe disa lojtarë kosovarë që i njeh nga afër.

Wimmer tha se gjendja në kampin austriak është e mirë, edhe pse barazimi i fundit me Irlandën nuk ishte rezultati që skuadra kishte kërkuar.

04/10/2026 02:44 – Rangnick kërkon tri pikët në Prishtinë

Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, deklaroi se ekipi i tij ka udhëtuar drejt Prishtinës me synimin për të fituar ndeshjen e katërt të grupit në Ligën e Kombeve.

Në konferencën para takimit, ai foli për pritshmëritë e Austrisë dhe për sfidën që do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rangnick theksoi se skuadra duhet të tregohet e durueshme gjatë lojës dhe se nuk dëshiron të largohet nga Prishtina pa marrë pikë.

04/10/2026 02:42 – Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”

Një ditë para ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova dhe Austria do të përballen të dielën nga ora 18:00, ndërsa Rangnick foli për këtë duel gjatë konferencës së mbajtur të shtunën.

04/10/2026 02:38 – Diaspora përbën një pjesë të rëndësishme të grumbullimit të Kosovës

Roli i diasporës vazhdon të jetë i dukshëm në përbërjen e Kombëtares së Kosovës, siç tregon edhe lista e Franco Fodës për ndeshjet e këtij cikli të Ligës së Kombeve.

Nga 27 futbollistët e grumbulluar, 12 kanë lindur jashtë Kosovës. Shumica e tyre janë të lindur në Zvicër, Gjermani dhe Austri, por sot përfaqësojnë “Dardanët”.

04/10/2026 02:28 – “Një copë betoni në Prishtinë”, gazeta austriake rrëfen historinë e “Fadil Vokrrit”

Gazeta austriake “Der Standard” publikoi një shkrim të veçantë për stadiumin “Fadil Vokrri” dhe historinë e futbollit kosovar, në prag të ndeshjes Kosovë–Austri të dielën, më 4 tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes katër ndeshjeve historike, mediumi austriak përshkruan mënyrën se si stadiumi është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të historisë sportive dhe shoqërore të Kosovës.

Sipas “Der Standard”, stadiumi i Prishtinës nuk është një “xhevahir” në kuptimin tradicional. Ai është një strukturë ovale me pistë vrapimi dhe ka një kapacitet prej pak më pak se 14 mijë vendesh. Megjithatë, objekti mishëron një pjesë të rëndësishme të historisë së futbollit kosovar.

04/10/2026 02:27 – Rezultatet e Kosovës në këtë kampanjë

Ligën e Kombeve 2026/27, Grupi B3, Kosova e ka nisur me këto rezultate:

🇽🇰 Kosovë 1–0 Irlandë – 24 shtator

🇦🇹 Austri 3–1 Kosovë – 27 shtator

🇮🇱 Izrael 0–0 Kosovë – 1 tetor

Bilanci i Kosovës është një fitore, një barazim dhe një humbje, me 4 pikë, 2 gola të shënuar dhe 3 të pranuar.

https://widgets.sofascore.com/en/embed/tournament/64391/season/89945/standings/UEFA%20Nations%20League%2026%2F27%2C%20League%20B%2C%20Group%203?widgetTitle=UEFA%20Nations%20League%2026%2F27%2C%20League%20B%2C%20Group%203&showCompetitionLogo=true

04/10/2026 02:24 – Kjo është situata në Grupin B3

Austria ndodhet në krye të grupit me 7 pikë, të grumbulluara pas dy fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.

Kosova është e dyta me 4 pikë, po aq sa ka edhe Irlanda, ndërsa Izraeli renditet i fundit me 1 pikë.

Një fitore në ndeshjen e sotme do ta afronte ndjeshëm Kosovën me Austrinë në garën për vendin e parë të grupit.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetbetparkesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet