Një prind i kopshtit nr. 2 në Korçë kërkon hetim të plotë për të zbuluar çfarë u shkaktoi fëmijëve simptoma helmimi.
Ai tregon se ushqimi në kopsht nisi të shërbehej të enjten, ndërsa të premten në mbrëmje djali i tij shfaqi simptoma helmimi. Prindi dyshon se enët e kuzhinës mund të kenë qenë të palara ose të papërshtatshme për përdorim pas një kohe të gjatë pa u përdorur.
Të lidhura
None found
Sipas tij, dezinfektimi i kopshtit ishte bërë në fillim të shtatorit. Megjithatë, enët nuk ishin përdorur deri pak ditë më parë, pasi shërbimi i ushqimit nuk kishte nisur për shkak të mungesës së tenderit, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Prindërit kërkojnë të kontrollohen kushtet higjieno-sanitare, ushqimet që kanë konsumuar fëmijët dhe enët e kuzhinës, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i simptomave.
Institucioni ku ndodhi helmimi i fëmijëve më parë njihej si kopshti 17, ndërsa tani quhet kopshti nr. 2.
